Seksi dhe shantazhi problemi i madh i të dhënave të hakuara në Shtëpinë e Bardhë
Kur një ushtarak 51-vjeç u pensionua pasi u zbulua nga departamenti i sigurisë amerikane se kishte pasur aferë 20-vjeçare me bashkëshorten e ish-bashkëbanuesit të tij të kolegjit, kishte menduar ky sekret do të mbetet në mes tij dhe qeverisë.
Bota
Një bazë të dhënave që javën e kaluar u hakua, dhe nga ku u zbuluan fakte intime dhe ndoshta të dëmshme për miliona qeveritar dhe nëpunës privat, ka tronditur rëndë Uashingtonin, shkruan Reuters .
Hakimi i kompjuterëve të personelit të Shtëpisë së Bardhë, mund të përmbajë një thesar për spiunët e huaj. Por afera e ushtarakut amerikan, është vetëm një shembull i potencialit për përçarje, siklet dhe shantazh, që mund të zbulohen nga hakerët.