Pse Flori dhe Elvana nuk guxojnë të përqafohen më?!

Të dy janë 'single' dhe shihen shumë afër njëri tjetrit,kjo ka bërë që vazhdimisht të aludohet për një lidhje të mundshme mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

ShowBiz

15/06/2015 22:30

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që e mohojnë lidhjen mes tyre,Flori ka zgjedhur përsëri të japë një sqarim për këtë raport shumë të përfolur.

‘’Unë kam qenë shumë i afërt prej vitesh me të dhe akoma jam shumë i afërt fatmirësisht, jo vetëm si bashkëpunëtor, por edhe si mik, edhe si dy njerëz që e duam shumë njëri-tjetrin, e respektojmë, ia njohim vlerat, ia njohim veset, jemi shumë mirë. Spekulimet mbi Elvanën është një arsye shumë e mirë, se kur shikon dy njerëz bashkë, madje ne kemi filluar edhe t’i kursejmë vetes ndonjë përqafim që miqësisht e jepnim gjithmonë. Tani e kursejmë për faktin se dikush mund të fotografojë, të shohë… Sa i përket dashurisë, mund të them se akoma jam i padashuruar’’,ka thënë këngëtari i cili për momentin po shijon suksesin e këngës “Nallane”,e cila edhe pse e kritikuar për tekstin po vazhdon të ndëgjohet dhe klikohet mjaft shumë.(lajmi.net)