Ledion Liço: Ata që e konsiderojnë klipin tim pornografik,nuk kanë parë ndonjëherë porno
Kishte katër vjet që priste momentin për të sjellë klipin dhe këngën “Yes”, e cila është publikuar vetëm dy javë më parë dhe është shoqëruar me shumë komente.

ShowBiz
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ledioni thotë se për realizimin e klipit është frymëzuar nga historitë dhe ngjarjet që dëgjon në qytet, aty ku është aq e vështirë të gjesh dashurinë dhe ku njerëzit janë të etur për pushtet dhe para. Por për atë pjesë të publikut që e cilësojnë klipin si “pornografik”, Ledioni u jep një përgjigje të shkurtër: “Nuk kanë parë ndonjëherë porno!”
