Zvicra do mbështes përmirësimin e jetës kulturore në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala ka marrë premtim nga shteti i Zvicrrës për mbështetje në integrimin e komuniteteve, trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e jetës kulturore në Kosovë.

Lajme

10/06/2015 14:23

Këtë mbështetje Shala e ka siguruar gjatë një takimi që ka pasur sot me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty.

Në këtë takim, siç edhe njofton kjo ministri përmes një komunikate për media, u bisedua për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.

Shala thuhet se ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të MKRS-së për të bashkëpunuar ngushtë më Zvicrën në fusha të ndryshme me interes për dyja palët.

Ndërmjet ministrit Shala dhe ambasadores Marty, u bisedua edhe për përpjekjet që po bëjnë institucionet e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ambasadorja Marty ka thënë se shteti i saj do ta mbështesë Kosovën në këtë proces.