Vritet një 31 vjeçar

Një 31 vjeçar u vra me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në një lokal në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Lajme

09/06/2015 00:40

Ai u qëllua nga dy persona të maskuar që u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Viktima është identifikuar si Robert Rama, banor i Laçit.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin rastësisht në lokal.

Sipas policisë dy autorët kishin debatuar fillimisht me viktimën dhe pasi e kishin gjuajtur me karrige qëlluan me armë në drejtim të tij. Policia po heton në disa pista, përfshirë atë të për prishje pazaresh, apo për shkak të një femre.

Robert Rama njihet si person me precedentë penalë pasi ka qenë i shpallur në kërkim për vjedhje, raporton televizioni Klan në Shqipëri.