Ferronikeli shpallet Kampion i Kosovës

Skuadra e Ferronikelit ka arritur të shpallet Kampion i Futbollit në Kosovës, duke e bërë këtë arritje për herë të parë në historinë e tyre.

Sport

07/06/2015 18:00

Drenasi tashmë është në festë, pasi Ferronikeli ka arritur të marrë barazim 2-2 ndaj Prishtinës duke u shpallur Kampion i Kosovës në Futboll.

Kështu, Ferronikeli arriti të shpallej Kampion i Kosovës për herë të parë në historinë e tyre.

Ferronikeli kaloi në epërsi në minutën e 22’ me anë të golit të shënuar nga Behar Maliqi para se në minutën e 56’, Lapidar Lladrovci të shënojë për 2-0.;

Prishtina shënon në minutën e 77’ me anë të Labinot Osmanit para se në minutën e 90′ Labinot Osmani të shënojë për 2-2.

Kështu, Ferronikeli shpallet Kampion i Kosovës pasi barazimi ishte i mjaftueshëm për një gjë të tillë.