Nderime për jetën dhe veprën e dëshmorit Jeton Dedushaj në 16 vjetorin e rënies

Janë bërë 16 vite që nga rënia heroike e Jeton Dedushajt në betejën e Dashinocit të Deçanit. Dedushaj ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit dhe vinte nga një familje patriotike e fshatit Vuthaj në Plavë të Malit të Zi.

Lajme

05/06/2015 21:58

Në nderim të jetës dhe veprës heroike të dëshmorëve Jeton Dedushaj, Burim Mustafaj dhe Shpend Malaj nesër më 6 qershor duke filluar nga ora 11:00 do të bëhen homazhe pranë varreve të tyre në fshatin Gllogjan.

Dedushaj është i vetmi dëshmor nga malësia shqiptare e Malit të Zi që ka rënë dëshmor gjatë luftës së Kosovës më 1999. Jetoni është i varrosur në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan bashkë me heronj të tjerë të kësaj zone, ndërsa edhe një rrugë në fshatin Lumbardh të komunës së Deçanit mban emrin e heroit.