Benitez ‘zbulon’ dy përforcime të Realit

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez është pyetur për portierin David de Gea dhe sulmuesin Raheem Sterling si përforcime të mundshme në Santiago Bernabeu.

Sport

03/06/2015 14:37

Rafael Benitez është prezantuar si trajner i ri i Real Madridit.

Strategu spanjoll është shprehur i lumtur me detyrën e re, ndërsa është pyetur për përforcimet e mundshme në Santiago Bernabeu.

“De Gea? Nuk mund të flas tani për emra, nuk është koha”, u shpreh Benitez.

“Sterling? Nuk është futbollist i yni. Nuk mund të flas për të. Nuk mendoj as për sistemin e lojës, do të punojmë për t’i përmirësuar të gjitha”, theksoi ai.