Benitez transferon këta dy yje në Real

Real Madrid insiston në transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea, dhe sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sport

03/06/2015 09:45

Real Madrid është optimist se do të arrijnë marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e portierit David de Gea.

Tabloidi britanik “The Sun” ka bërë të ditur se De Gea dëshiron të transferohet në Santiago Bernabeu dhe tashmë u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij në Old Trafford.

De Gea ka edhe një vit në kontratën e tij me Unitedin dhe Reali është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro për transferimin e tij.

Po ashtu, Los Blancos kanë identifikuar sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero si përforcimin e duhur për repartin ofanziv.