UEFA me dënim të ri për Shqipërinë
Pas atij të ballafaqimit të ndërprerë me Serbinë, UEFA ka shqiptuar një dënim të ri për Shqipërinë. Kësaj radhe për incidentet në takimin kundër Armenisë.
Sport
UEFA e ka dënuar Shqipërinë për incidentet në sfidën kundër Armenisë.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ia ka shqiptuar një gjobë prej 50 mijë eurosh Federatës së Futbollit të Shqipërisë.
FSHF mori këtë dënim për shkak të problemeve të tifozëve në sfidën e fundit kundër Armenisë.
Tifozët kuqezi shpalosën parulla raciste, teksa edhe ndezën fishekzjarrë, çka është në kundërshtim me rregulloret e UEFA’s.