Gjermania vazhdon mbështetjen e arsimimit dhe aftësimit profesional
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pritur ministrin gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Muller, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë së bashku me një delegacion të përfaqësuesve të ekonomisë gjermane.
Lajme
Ministrat Bajrami dhe Muller së bashku ishin edhe në shkollën profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë ku vizituam punëtoritë e profesionit të automekanikes.
“Dy vendet tona po fillojnë një bashkëpunim të ri, nga i cili do mendohet të përfitojnë rreth 50 mijë të rinj të Kosovës në 5 vitet e ardhshme”, ka thënë ministri Bajrami.
“Po ashtu morëm lajmin e mirë se Qeveria Gjermane do të vazhdoj mbështetjen për sektorin e arsimit profesional në Kosovë duke mbështetur zhvillimin e këtij sektori me një fond në vlerë prej tre milionë euro”.
Synimi i Ministrisë së Arsimit është që përmes arsimit dhe aftësimit profesional të plotësohen nevojat për të pasur njerëz kompetent për profesione të ndryshme. /lajmi.net/