Siria kërkon ndihmë nga Iraku në luftën kundër IS-it
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Ëalid al-Muallem, ka thënë se Damasku do më shumë koordinim me Bagdadin për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS).
Bota
Muallem i ka bërë këto komente në një konferencë me homologun armen, Eduard Nalbandian, në Damask.
Ai ka thënë se edhe Siria, edhe Iraku e kanë kuptuar se duhet të luftojnë së bashku, porse koordinimi “nuk ka arritur nivelin e kërcënimit me të cilin përballen”.
Muallem po ashtu ka thënë se mbështetja nga Rusia dhe Irani mbetet e fuqishme.
Komentet vijnë pasi luftëtarët e IS-it kanë kapur javën e kaluar pikën kufitare al-Tanf, midis Sirisë dhe Irakut, si dhe kanë pushtuar qytetin antik të Sirisë, Palmira.