E vërteta e televotimit në Eurovision, ç’vend ka Shqipëria?
Zbardhen votat e çdo shteti pjesëmarrës në Eurovision, Elhaida e 9-a. Faqja zyrtare e Eurovisionit, një ditë pas rezultatit final të këngëve pjesëmarrëse, ka publikuar votimet sipas jurisë dhe publikut për çdo shtet pjesëmarrës në këtë kompeticion.

ShowBiz
Edhe pse 50 për qind të peshës së rezultatit përfundimtar e kishte në dorë publiku, ky raport nuk është respektuar nga shtetet europiane. Siç duket nga këto televotime, shihet se juria profesioniste nuk i ka marrë fare parasysh preferencat e publikut, meqenëse votat e tij për këngëtaren tonë kanë qenë jo të pakta: “Juria profesioniste e ka shkatërruar Shqipërinë, e cila renditet në vend të 9-të, falë mbështetjes së të gjithë shqiptarëve që jetojnë në diasporë”, – shkruhet në faqen zyrtare të Eurovisionit.
Duke parë në faqen e Eurovisionit votimet e bëra nga publiku dhe juria e çdo shteti për Shqipërinë, rezulton se Elhaida Dani duhet të ishte renditur në vend të 9-të dhe jo të 17-të, siç rezultoi në fund të garës. Pra, në rast se Eurovision-i do të shpallte renditjen përfundimtare vetëm përmes votave të publikut, Shqipëria do të renditej e 9-a me 93 pikë. trasnmeton revistaclass.com
Me sa duket, këngëtarja shqiptare nuk ka rezultuar e preferuar nga juria profesioniste e këtyre shteteve, e cila ka përmbysur votën e publikut. Por më e keqja nuk mbaron me kaq. Sipas komunikimit të fundit të bërë publik nga organizatorët e Eurovisionit, pritet që Shqipërisë, por edhe disa shteteve të tjera, t’u hiqen votat e Maqedonisë dhe Malit të Zi, pasi këto shtete nuk respektuan raportin 50 me 50, por pasqyruan vetëm votën e publikut, pa marrë parasysh atë të jurisë profesioniste.
Siç shihet nga tabela e votimeve, diaspora shqiptare ka votuar maksimalisht, por asgjë nuk arriti dot me votën e saj.