Arrestohen tre adoleshentë, grabitën një bankë

Tre adoleshentë janë autorët e dyshuar të grabitjes së armatosur në një bankë të nivelit të dytë më 20 majit në Rrugën e Kavajës.

Lajme

23/05/2015 17:09

72 orë pas ngjarjes policia ka arrestuar në bazë të hetimeve Kristi Sulollarin,  Kristi Kajon dhe Rei Cenolli  të tre 19 vjeçar.

Burime bëjnë me dije se Kristi Sulollari u kap në vendin e quajtur “Tajvan” ku punonte si kamarier, ndërsa Kristi Kajo u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini” ndërsa shtetasi Rei Cenolli u kap në Voskopojë në Korçë në shtepinë e xhaxhait të tij.

Në cilësinë e provës materiale u tre të rinjve iu sekuestrua shuma prej 687.900 lekë 3  aparatë celularë,  një kapele e përdorur në ngjarje si dhe mjeti Toyota Yaris me targe AA861LD që u përdor në ngjarje për të sjellë dhe larguar autorët, raportojnë mediat në Shqipëri.