De Gea, perfekt për Realin

Legjenda e Real Madridit, Paco Buyo është i sigurt se portieri i Manchester Unitedit, David de Gea do të ishte përforcim i shkëlqyeshëm për Los Blancos.

Sport

22/05/2015 12:32

Legjenda e Real Madridit, Paco Buyo beson se portieri i Manchester Unitedit, David de Gea do të ishte përforcim i shkëlqyeshëm për ekipin e Carlo Ancelottit.

Reprezentuesi spanjoll ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Old Trafford gjatë këtij sezoni dhe konsiderohet si pasardhës i Iker Casillasit në Santiago Bernabeu.

Buyo shpreson që Los Blancos të arrijnë ta transferojnë në Madrid.

“David është duke u paraqitur shumë mirë në Manchester United”, deklaroi Buyo për mediat spanjolle.

“Ai është një portier me ndikim të madh dhe pritet të jetë pasardhës i Casillasit në ekipin Kombëtar”, shtoi ai.

“Nëse Reali arrin ta transferojë besoj se është portieri i duhur, do të ishte një zgjedhje e mirë”, përfundoi Buyo.