Messi turpëron Ronaldon dhe Realin

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar 22 tituj nga viti 2004. Kurse, për dallim prej tij rivali Los Blancos ka triumfuar në vetëm nëntë gara, nga ajo periudhë.

Sport

22/05/2015 12:12

Lionel Messi e transformoi Barcelonën në një prej skuadrave më të fuqishme në botë.

Në fakt, pas depërtimit të tij më 2004, ylli argjentinas ka fituar në total 22 tituj me gjigantin katalan.

E për ta pasur më të qartë dominimin e skuadrës nga Camp Nou shërben bilanci i rivalit Real Madrid që në të njëjtën periudhë ka fituar vetëm nëntë tituj.

Kurse, edicionin e sivjetmë Messi me shokë mund ta mbyllin edhe me dy tituj të tjerë.

Barcelona është në finale të Ligës së Kampionëve dhe Copa del Rey.