Liga e Kampionëve, lajm shumë i keq për Realin

Real Madridi ka marrë një lajm shumë të keq sa i përket Ligës së Kampionëve, pasi është mësuar se skuadra Mbretërore është hedhur në vazon e dytë për herë të parë në pesë vitet e fundit.

Sport

18/05/2015 10:08

Për herë të parë ën 5 vitet e fundit, Real Madrid do të jetë në vazon e dytë kur të hidhet shorti për edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Kjo pasi UEFA ka ndryshuar rregullat e renditjes, ku në vazon e parë renditen dy finalistet e Ligës së kampionëve dhe fituesit e 6 ligave kampionate më të mëdha në Evropë, transmeton Express.

Pasi Juventus dhe Barcelona kanë fituar ligat nacionale, atëherë liga e shtatë (Rusisë) dhe e tetë (Holandës) do të renditën në vazon e parë.

Real Madrid në anën tjetër në vazon e dytë mund të ketë punë me skuadrat si Bayern Munich, Chelsea, Juventus ose PSG.

Kujtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve të edicionit 2015-16 do të mbahet me 28 maj në San Siro të Milanit.