Ja çfarë shkruajnë mediat botërore për Barcelonën
Barcelona arriti që të shënojë fitore në udhëtim te Atletico Madridi duke u shpallur kështu edhe në mënyrë zyrtare kampione e La Ligas për sezonin 2014-15.

Sport
Goli i shënuar nga Messi në takimin e djeshëm ndaj Atleticos ka qenë i mjaftueshëm që Barcelona të shpallej kampione e La Ligas.
Dhe, pas kësaj arritjeje, më poshtë i keni titujt më të mirë të gazetave botërore, të cilët kanë shkruajtur për Barcelonën.
Marca: ‘La Liga e Messit’
El Pais: ‘Barcelona kampione e ligës’
Equipe: ‘Barcelona rimerr titullin e saj’
La Gazzetta dello Sport: ‘Barcelona kampione e Spanjës, Messi vulos titullin e 23’të’
BBC Sport: ‘Messi ia dhuron titullin Barcelonës’
ESPN: ‘Goli i Messit ia dhuron titullin e pestë në 7 vite Barcelonës’
Mundo Deportivo: ‘Goli i Messit e konfirmon Barcelonën kampione në Calderon’
Daily Mail: ‘Barcelona triumfon në La Liga, ëndrra për tripletën mbetet gjallë’