Neymar drejt një rekordi të madh që nuk e ka as Messi
Neymar është duke ndjekur një rekord mjaft të madh të cilin nuk e ka as Lionel Messi, mirëpo për ta thyer këtë rekord ai duhet të shënojë në takimin ndaj Atletico Madridit.

Sport
Pjesa e parë ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës ka përfunduar pa gola.
Dhe, nëse Neymar arrin që në pjesën e dytë të shënojë një gol, atëherë ai do të shënonte në nëntë ndeshje radhazi së paku nga një gol për Barcelonën.
Këtë gjë nuk e ka bërë as Messi, i cili maksimumin e ka arritur të shënojë në tetë ndeshje radhazi, në periudhën e muajit tetor-nëntor të vitit 2010.