Protesta në Shkup: Fillon vendosja e tendave, në shesh deri në dorëheqjen e Gruevskit
Protesta e nisur sot në mesditë në Shkup, ku u mblodhën dhjetëra mijëra njerëz, ka përmbyllur fazën e parë, dhe tani është filluar me sjelljen e tendave, ku do të qëndrojnë protestuesit, deri në dorëheqjen e qeverisë Gruevski.

Lajme
Mediat në Maqedoni raportojnë se tani është filluar me pastrimin e mbeturinave në bulevardin Ilinden dhe në park, ndërsa me automjete janë sjellë mijëra shtretër, thasë për gjumë dhe tenda që do të shfrytëzohen për fazën e dytë të protestës së përhershme.
Tani ka filluar vendosja e kampit në vet bulevardin para Qeverisë dhe në vendet me barë ku aktivistët do të kampojnë deri në dorëheqjen e Gruevskit. (lajmi.net)