Për televizionin publik maqedonas në Shkup s’ka protestë! (Foto)
Opozita dhe shoqëria civile në Maqedoni sot kanë nxjerrë në rrugët e Shkupit, dhjetëra mijëra njerëz, por për televizionin publik të këtij shteti (MRT), në kryeqytet është një ditë e zakonshme fundjave.

Lajme
Radiotelevizioni publik i Maqedonisë, të cilin opozita e udhëhequr nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, po e quan “TV Gruevski”, nuk ka raportuar fare për protestën gjithëpopullore e cila po vazhdon ende në Shkup, e sipas organizatorëve do të përfundojë vetëm atëherë kur qeveria të jap dorëheqje, shkruan lajmi.net.
Në uebfaqen e këtij televizioni si lajm i parë është një për situatën në Kumanovë ku thuhet se qyteti i është kthyer normalitetit, pas përleshjeve të armatosura javën e kaluar. Gjithashtu në ballinë është publikuar një lajm ku pretendohet se lideri opozitar Zaev ka kryer një aferë korruptive prej 39 mijë euro.
Në raportin për lirinë botëror të lirisë së shtypit, Maqedonia paraqitet me gjendjen më të keqe në rajon. (lajmi.net)