Heroizmi i të riut nga Kumanova, që s’e ndaluan as plumbat për ta shpëtuar familjen

Aksioni policor maqedonas në Kumanovë, u ka kushtuar me plagë e dëmtime të pronave shumë civilëve shqiptarë atje dhe familjeve të tyre.

Lajme

16/05/2015 20:11

Gazetari i RTK-së, Milaim Zeka, i cili ka vizituar zonën pas përfundimit të përleshjes së armatosur, ka postuar në Facebook, pjesë nga rrëfimi i një të riu i cili kishte bërë të pamundurën për të mbrojtur prindërit e tij nga plumbat.

1

Djali edhe pse ishte plagosur në krah, nuk ishte dorëzuar për asnjë moment deri në largimin e familjarëve të tij nga zona e përleshjes së armatosur.

“Pas gjashtë orë maltretimesh, edhe me vëllezërit e verbër, policia nuk e kishte dërguar në spital”, shkruan gazetari Zeka.

3

Përveç shkatërrimit të shtëpive nga plumbat dhe granatimet, shumë familjeve u janë vrarë e dëmtuar edhe bagëtitë nga të cilat e sigurojnë ushqimin. (lajmi.net)