Kryeministri i Luksemburgut martohet me mikun e tij arkitekt

Xavier Bettel, kryeministri liberal i Luksemburgut do të martohet sot me mikun e tij të ngushtë. Ceremonia do të zhvillohet në bashkinë e Luksemburgut dhe do të drejtohet nga Lydie Polfer, kryetare e bashkisë së kryeqytetit.

Bota

15/05/2015 17:47

Kryeministri i ri, 42 vjeç, e kishte deklaruar martesën e tij me arkitektin belg Gauthier Destenay përpara një vit.

aa

Kryeministri, Xavier Bettel

Kjo e kthen Xavier Bettel drejtuesin e parë në Bashkimin Evropian që kryen një martesë homoseksuale, shenjë evolucioni e shoqërisë vendase.

“Ai më kërkoi të martoheshim dhe unë i thashë ‘po”, deklaroi Bettel për ”Los Angeles Times”. Popullsia e Luksemburgut është e besimit katolik, transmeton gazeta Shqip.