Mourinho befason me fjalët për Messin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho i ka bërë lëvdata të mëdha sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

08/05/2015 19:38

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho i është bashkuar lëvdatave për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Ylli argjentinas realizoi dy herë në fitoren 3:0 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. Dhe, Mourinho ka thënë se Messi është i veçantë në fushën e lojës.

“Messi është unik, është i pandalshëm. Gjithmonë e bën dallimin. Me të, secili ekip i madh mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, deklaroi Mourinho.

“Messi ka qenë rivali më i madh për mua, dhe sa herë që jam takut me të, kam kaluar orë të rëra duke menduar se si ta ndal, dhe është e pamundur të mbulohet”, u shpreh ai.