​Vdes Maja Plisjetskaja legjenda e baletit rus

Legjenda e baletit rus, Maja Plisjetskaja vdiq në Gjermani, në moshën 89-vjeçare nga një atak kardiak, njoftoi sot ”Bolshoi Theatre”.

Bota

03/05/2015 20:43

“Zemra e saj pushoi së rrahuri,” tha Vladimir Urin, drejtori i ”Bolshoi”-it.

“Plisjetskaja ishte një balerinë dhe aktore hyjnore dhe pasionante”, deklaroi personazhi i famshëm i kulturës ruse Mihail Shvidkoi.

“Rusia është në zi për një grua dhe artiste të madhe”, shtoi ai.

Plisjetskaja u lind më 20 nëntor 1925 në Moskë.

Ajo ka qenë ”prima ballerina” e ”Bolshoi”-it përgjatë viteve 1943-89.

Fama e saj ndërkombëtare arriti me ”Liqenin e mjellmave” dhe ”Bukuroshja e fjetur”.