Rritet prostitucioni me femra kosovare
Trafikimi me qenie njerëzore për qëllime të prostitucionit thuajse dita ditës po lëshon rrënjë dhe po zgjerohet edhe në vendin tonë. Kjo dukuri, edhe pse është relativisht e re në Kosovë, po merr përmasa shqetësuese dhe alarmante ndërkohë që nuk mungojnë as përpjekjet e organeve përgjegjëse të sigurisë për ta luftuar dhe parandaluar atë.

Lajme
Nëse i referohemi statistikave nga Policia e Kosovës rezulton se që nga janari e deri në mars të këtij viti ka pasur gjithsej 29 raste të evidentuara për vepra të tilla penale, ndërsa janë arrestuar 57 persona. Shqetësues është edhe fakti se viktimat e identifikuara janë kryesisht të moshës së re, ku gjashtë prej tyre janë nga 14-17 vjeçe dhe një tjetër nga 18- 22 vjeçe, ndërsa pesë nga to janë kosovare, një shqiptare dhe një serbe.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KosovaPress se Policia i ka kushtuar një rëndësi të veçantë parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore, si dhe ushtrimit të veprimtarisë së prostitucionit.
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se prostitucioni si krim trans nacional është paraqitur në Kosovë qysh viteve të pas luftës pasi zakonisht kjo ndodh në vendet post konfliktuoze sikurse ka qenë rasti i Kosovës. Ai thotë se në kohën e UNMIK-ut, shumë pak është luftuar prostitucioni.