Thohir: Messi apo Ronaldo?
Presidenti i Interit, Erick Thohir ka dhënë një përgjigje interesante në pyetjen se cilin e zgjedh mes aktualisht dy futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Sport
Presidenti i Interit, Erick Thohir ka refuzuar të zgjedh njërin mes aktualisht dy futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Ylli i Real Madridit dhe sulmuesi i Barcelonës janë në garë të vazhdueshme mes vete në fushë dhe jashtë saj.
Por, kreu i Nerazzurrëve pati një përgjigje tjetër në pyetjen se cilin prej tyre e preferon më shumë.
“Mes Ronaldos dhe Messit do të zgjedhja një skuadër me 11 Zanetti”, deklaroi Thohir për mediat italiane.