Policia e Maqedonisë thotë se ishte UÇK ajo që okupoi stacionin e policisë

Ivo Kotevski, zëdhënës i Policisë së Maqedonisë ka thënë se 40 persona të armatosur me uniforma të UÇK-se kanë marrë nën kontroll Stacionin Policor në fshatin Goshincë të Likovës, në rajonin e Kumanovës, sot në orët e hershme të mëngjesit.

Lajme

21/04/2015 14:14

Ivo Kotekvsi këtë e ka quajtur akt terrorist, në një konferencë për media. Ai ka pohuar se personat kishin uniforma të UÇK-së, dhe kanë ardhur nga Kosova si dhe kanë marrë armët dhe telefonat mobilë në Stacionin Policor në Goshincë. Sipas tij ushtarët u kanë thënë policëve se atyre nuk mund t’iu ndihmojnë as Gruevski as Ahmeti dhe se kërkojnë shtetin e tyre. Ata i kanë rrahur policët që janë gjendur në stacionin policor dhe i kanë lidhur. Personat e uniformuar pastaj janë larguar ndërsa policët janë liruar.

“Një grup i armatosur nga Kosova ka sulmuar 4 punonjësit e policisë të Maqedonisë që kanë qenë kujdestar, ju kanë marrë armët policëve dhe kanë folur në gjuhën shqipe përmes një përkthyesi duke ju thënë se duam shtetin tonë dhe nuk duam Marrëveshjen e Ohrit”, është shprehur zëdhënësi i policisë së Maqedonisë Kotevski.

YouTube player