Cavani: Messi, njëri nga lojtarët më të mirë në botë

Sulmuesi i PSG-s, Edinson Cavani nuk ka dashur të thotë që Messi është lojtari më i mirë në botë, mirëpo është njëri nga më të mirët, teksa ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të kenë kujdes në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës

Sport

13/04/2015 09:54

Cavani ka thënë se superylli i Barcelonës, Lionel Messi është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

“Është një sfidë e madhe. Barcelona është njëra nga skuadrat më të mirë në botë teksa Messi është njëri nga lojtarët më të mirë në botës”.

“Është çdo herë kënaqësi të luash kundër tij. Ne i kemi mposhtur ata në fazën e grupeve dhe kemi luajtur një lojë mjaft të mirë”, përfundoi Cavani deklaratën e tij për AS.