Barcelona blindon Alban
Barcelona është në negociata me mbrojtësin e majtë, Jordi Alba, për vazhdimin e kontratës së tij deri në vitin 2020.
Sport
Jordi Alba ka shfaqur formë të mirë deri më tani gjatë këtij sezoni.
Andaj, Barcelona ka vendosur ta shpërblejë me kontratë të re.
Reprezentuesi spanjoll ka marrëveshje aktuale me gjigantin katalan deri më 2017.
Por, drejtuesit e klubit nga Camp Nou i kanë përgatitur një kontratë të re të vlefshme së paku deri më 2020, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.