Shumë normale, Shqipëria refuzon ftesën e Putinit

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake të Rusisë për të festuar 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ftesës së Moskës zyrtare i ka është kthyer përgjigje negative, duke mbetur kësisoj qenë në të njëjtën linjë me qëndrimin e partnerëve strategjikë.

Lajme

09/04/2015 21:36

“Në ceremoni të tilla ftohen krerët e shteteve. Gjithsesi, qeveria shqiptare e ka dënuar ndërhyrjen ruse në territorin ukrainas dhe i është bashkuar komunitetit euro-atlantik në qëndrimet e mbajtura. Ne jemi në të njëjtën linjë me partnerët tanë strategjikë”, thonë burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ftesa për “superparadën” e 9 majit është refuzuar nga liderët e BE-së, Angela Merkel dhe David Cameron, për shkak të krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Kancelarja gjermane i ka thënë “jo” kësaj ftese që më 11 mars.

Në anën tjetër, presidenti serb, Tomisllav Nikoliq e ka pranuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu, dhe kanë rënë dakord që ushtarët serbë të marrin pjesë në paradën ushtarake të 9 majit.

Pak ditë më parë presidenti çek, Milloss Zeman deklaroi se do të marrë pjesë në ceremoni, madje duke ngrirë marrëdhëniet me SHBA, ndërsa sot mediet çeke raportojnë se Presidenti duhet ta vetëfinancojë vizitën në Moskë. Zeman është i vetmi lider i vendeve të BE-së, i cili ka pranuar deri më tani ftesën për t’iu përgjigjur marshimit, i cili u kritikua gjatë fundjavës nga ambasadori amerikan Andreë Shcapiro për planet e tij për të marrë pjesë në marshim, të cilit ai iu përgjigj se dyert për ambasadorin janë të mbyllura.

Rusia fton forcat e armatosura nga 16 vende mike, anëtarë të koalicionit anti-Hitler, duke përfshirë edhe Serbinë. 10 prej tyre e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, dy kanë refuzuar ftesën dhe mbeten ende katër vende që nuk kanë dhënë asnjë përgjigje./Shekulli/.