Tortë me çokollatë
Një tortë shumë e shijshme me çokollatë. Ju ftojmë që ta provoni pasi që nuk do të zhgënjeheni!
Lifestyle
Përbërësit për 16 copa:
125 g margarinë
50 g sheqer ngjyrë kafe
2 vezë
200 g miell
2 Lugë gjellë kakao
1/2 pako pluhur pjekës
100 ml qumësht
Përbërësit për mbushjen:
300 ml qumësht 50 g griz (ermik)
80 g margarinë
80 g sheqer
100 g kokos
2 pako sheqer vanille
Përgatitja:
Nxehim furrën në 180°. Lyejmë pjesën fundore të tepsisë me diametër 26 cm me vaj. Rrahim margarinën, sheqerin dhe vezët në mikser. Përziejmë miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe qumështin dhe i hedhim në mikser. E përziejmë të tërë masën dhe më pas e shtrojmë në tepsi për tu pjekur për 25 minuta. Pasi të piqet e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Hedhim qumështin, margarinën dhe grizën (ermik) dhe i vendosim në zjarr për të vluar derisa të bëhet qull grize. Shtojmë sheqerin, kokosin dhe sheqerin vanilje. Këtë masë e shtrojmë mbi tortën e ftohur duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj. Çokollatën e shkrijmë dhe me të lyejmë tortën sipër. Tortën e lëmë në frigorifer për disa orë të ftohet. /living