Skuadra u eliminua për faj të filmave porno

Skuadra Asante Kotoko u eliminua nga Liga e Kampionëve e regjionit CAF, kurse zyrtari Kofi Manu ka fajësuar skuadrën që një natë më parë nuk kishte fjetur, por shikuan filma porno.

Sport

07/04/2015 14:22

Skuadra Asante Kotoko u eliminua nga Liga e Kampionëve e regjionit CAF.

Zyrtari i lartë Kofi Manu për dështimin e fajësoi skuadrën që një natë më parë nuk kishte fjetur sa duhet pasi kishin qëndruar duke shikuar filma porno.

Lideri i Premierligës ganeze u eliminua nga MC Eulma në Baba Yara Stadium, ku pësoi humbje 2:1.

“Ata nuk flenë sa duhet dhe vazhdoj ta them këtë, ata nuk flenë, duhet të flenë mjaftueshëm”, deklaroi Manu për “Sikka FM”.

“Futbollistët qëndrojnë të shtrirë në shtrat, por kjo nuk nënkupton se ata janë duke fjetur. Ata bëjnë thirrje telefonike, përdorin internetin dhe shikojnë filma porno”, u shpreh ai.