Rrëshqitje e dheut, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

Është rritur rreziku i aksidenteve rrugore, pasi që rrëshqitjet e dherave në rrugën e Kombit po vazhdojnë.

Lajme

06/04/2015 09:10

Pas shembjeve masive në aksin Kukës-Fushë-Dukagjin, në zonën e Kukësit, rrëshqitjet kanë filluar edhe në zonën e Mirditës, madje në këtë të fundit situata paraqitet edhe më e rëndë.

Firma kontraktuese “Sterkaj” që mirëmban segmentin nga Thirra në Rrëshen, e ka ngritur këtë shqetësim.  Drejtori i kësaj firme, Leonard Kiri, thotë se nuk ka pasur asnjë reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndonëse janë njoftuar në vazhdimësi për gjendjen e rrugës. Sipas tij nëse nuk do të ketë ndërhyrje, atëherë gjendja do të precipitojë.

“Në pjesën e skarpateve dhe tarracave që janë bërë në rrugë situata është shumë e rënduar. Ato janë mbushur plot me materiale inerte e dhera. Nga kilometri i 8-të deri në atë të 41-të në aksin Rrëshen-Thirrë (tunel) është një situatë tepër e rënduar”, ka thënë ai për A1 Report.