Barrikada-park lëshon rrënjë mbi Ibër!
Bari i mbjellë dhe pishat e vendosura në vazo betoni mbi urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën, vazhdojnë të rriten të papenguara, edhe pse ekziston një marrëveshje trepalëshe BE-Kosovë-Serbi për largimin e pengesave.
Lajme
Qeveria e Kosovës, e cila është në pritje të planit të veprimit nga Brukseli për rivitalizimin e urës, ka folur për veprimet “pozitive” që po i ndërmerr Zyra e BE-së në Kosovë për heqjen e pengesave mbi dhe përreth Ibrit.
Nga takimi i fundit në Bruksel është “shprehur bindja se plani për veprim do të realizohet në afatin e paraparë”. Por nuk kanë dhënë ndonjë afat se kur mund të largohet barrikada, shkruan sot Koha Ditore.
Në raportimin e saj bërë në mars në Komisionin për Punë të Jashtme, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se barrikada do të hiqet brenda tre muajve. Por njohës të rrethanave në veri shprehen se është vështirë të parashikohet largimi i barrikadës.
Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se nuk mund t’u besohet deklaratave të zyrtararëve të Kosovës përderisa largimi i barrkiadës mbetet tërësisht në vullnetin e Serbisë.
“Nuk është për t’u besuar atyre që thotë Edita Tahiri, sepse kur u zëvendësua barrikada e vjetër prej gurëve e rërës me një të ashtuquajtur park, aj tha se është meritë e saj. Ndërkohë u pa që serbët rikthyen barrkiadën”, thotë ai.
Ndërkaq, zëvendës kryesuesi i Kuvendit në Mitrovicën Veriore, Emir Azemi ka thënë për gazetën se deri më tani, zyrtasith nuk ka pasur kërkesë për largimin e barrikadës.
“Nuk ka biseduar askush për këtë punë përveç që kemi dëgjuar në mënyrë deklarative qoftë nga kryetari Komunës së Mitrovicës Veriore, nda ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe nga kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri. Por zyrtarisht nuk ka diçka sa i përket largimit të barrikadës. Derisa sktrukturat politike e kanë vendosur atë barrikadë, atëherë ato janë përgjegjëse edhe për largimin e saj. Është kryetari i Komunës ai që e ka vendosur dhe duhet ta largojë, por nuk është biseduar për këtë çështje”, ka thënë Azemi.