Një veturë bie në liqenin e Badovcit (Foto)
Reshjet e mëdha të shiut dhe borës, kanë vështirësuar sot qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës.
Lajme
Një rast i cili mund të kthehej në tragjedi ka ndodhur sot pranë liqenit të Badovcit. Vetura, e cila barte katër anëtarë të një familje ra sot në ujërat e këtij liqeni.
Drejtuesi i vetures
Siç raporton RTK në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë, zhytësit por dhe emergjenca.
Asnjëri prej familjarëve që po udhëtonin me atë veturë nuk ka pësuar nga kjo ngjarje. Shoferi i automjetet ka thënë se as vet nuk e di se si ka ndodhur ngjarja, por shpjegon se ata ishin nisur për në aeroport për të përcjellë djalin e tij.