Forumi Mysliman mbron hoxhën Irfan Salihu: Jemi shqiptarë falë sulltanëve turq
FRM, përmes një komunikate për media, mbron hoxhën Irfan Salihun, i cili - njëjtë sikur historia serbe - thotë se në Kosovë nuk kishte shqiptarë para ardhjes së Turqisë.
Lajme
“Ne sfidojmë çdo historian të na sjell ndonjë fakt historik kur emri shqiptar është përmendur më herët se shek XVIII, gjitha faktet historike janë se popujt që jetonin në tokën tonë nuk kishin kombe por u thirrnin në saje të fesë së tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate, të afërt me partinë politike, LISBA.
“Ne si muslimanë të Kosovës nuk e shohim të arsyeshme dorëzimin që BIK-u bëri para presionit dhe shohim se shkarkimi që BIK-u i bëri Irfan Salihut është anti demokratike, anti muslimane, sepse liria e shprehjes i garantohet çdo qytetari të Kosovës me kushtetutë”, vazhdon më tej komunikata.
“Ne, shqiptarët muslimanë i jemi mirënjohës Turqisë, sulltan Muratit dhe të gjithë sulltanëve turq të cilët mundën Serbinë dhe Car Llazarin në Kosovë, dhe ata i falenderojmë që na bën shqiptarë muslimanë. Aferin u qoftë!”, përfundon komunikata.