Milan e Inter kanë nevojë për ndihmë
Legjenda e Gjermanisë, Karl-Heinz Rummenigge thotë se futbolli italian, e sidomos skuadrat si Milan e Inter kanë nevojë për ndihmë.
Sport
Karl-Heinz Rummenigge e shikon në vështirësi futbollin italian.
Legjenda gjermane flet gjatë për momentin “jo” që po kalon futbolli në gadishullin Apenin, duke e pranuar se rënia e dy gjigandëve si Interi dhe Milani po peshon negativisht në rivalitetin mes Italisë dhe pjesës tjetër të kontinentit.
“Nëse vazhdojnë në këtë rrugë ky është një sinjal negativ për të gjithë futbollin italian. Skuadra si Milani apo Interi janë emra me peshë që duhet të jenë pjesë e kompeticioneve të rëndësishme europiane. Gjithsesi, nuk ka kohë për t’u ankuar sepse situata po shkon përherë e më shumë drejt degradimit”, është shprehur drejtuesi i Bayern Munich”, u shpreh ai.
“Klubet duhet të hartojnë një plan të qartë financiar për të dalë nga kjo situatë. Kjo duhet të ndodhë pa prekur normat e fair play financiar. Ju kujtoj që Interi është nën hetim nga UEFA për këtë problem. Edhe ne si shoqata përfaqësuese e klubeve duhet të mendojme si mund t’i ndihmojmë këto dy skuadra. Nëse ke një vrimë të madhe financiare, vështirë se mund të dalësh nga kjo situatë nëse nuk ke para në dispozicion”, shtoi ai.
“Lexoj që Milani mund të shitet por problem mbetet fakti që edhe pronari i ri nuk mund të investojë shumë kapital prandaj në këtë situatë duhet të merren vendime të rëndësishme nga emrat drejtues të futbollit”, përfundon Rummenigge.