Arrihet marrëveshja: Arbeloa largohet nga Reali
Sipas lajmeve të fundit që arrijnë nga mediat botërore, mësojmë se Alvaro Arbeloa do të largohet nga Santiago Bernabeu menjëherë pasi të përfundojë ky sezon.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201411/full/60623600_60630700.jpg)
Sport
Sipas raportit të bërë nga Onda Cero, mësojmë se Real Madridi dhe Alvaro Arbeloa kanë arritur marrëveshje të përbashkët për përfundimin e kontratës gjatë kësaj vere.
Kontrata e spanjollit me Realin përfundon pas dy viteve, sidoqoftë ai do të largohet nga Bernaebeu në këtë verë.
E gjithë kjo vjen pasi Reali dje zyrtarizoi transferimin e mbrojtësit të Portos, Danilo Luizin për një shifër prej 31.5 milionë euro, i cili luan në krahun e djathtë, aty ku është dhe Carvajal.
Dhe, Arbeloa e humbi konkurencën me këta dy lojtarë, pasi në verë do të largohet pothuajse zyrtarisht nga Los Blancos.