Ajnishahe Halimi: S’kam informacion se më kanë shkarkuar nga VV

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Ajnishahe Halimi thotë se nuk është në dijeni nëse është shkarkuar nga pozita që mbanë në parti.

Lajme

24/03/2015 15:17

Ajo në një prononcim të shkurtër për lajmi.net thotë se ajo nuk ka asnjë njoftim zyrtar se është shkarkuar nga pozita e koordinatores së Vetëvendosjes në Skenderaj.

“Nuk e kam asnjë informacion as nga kryesia as nga ndonjë organ tjetër i partisë se më kanë shkarkuar nga pozita e koordinatores së Vetëvendosjes në Skenderaj. Unë jam në zyre dhe jam duke punuar. Unë nuk e di se ku janë marrë këto informacione”.

“Krejt çka është shkruar në media sot në media nuk është e vërtetë”,tha Halimi për lajmi.net.

Halimi kohëve të fundit ka pasur deklarata kundër disa prej anëtarëve të Vetëvendosjes. Ajo përmes një postimi në Facebook pati deklaruar se është “shantazhuar” dhe është ftuar “në biseda informative” nga Dardan Molliqaj, Bojken Abazi dhe Alban Krasniqi. (lajmi.net)