Gjuriq: Gjykatës serbë do të ketë edhe në Prishtinë, Ranillug, Shtërpc e Novobërdë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se të punësuarit në drejtësinë kosovare nuk do të mbesin pa punë pas 25 marsit.

Lajme
Sipas tij, gjykatës serbë do të ketë edhe në Prishtinë sepse Gjykata Themelore e këtushme është përgjegjëse për kontestet tregtare, raporton tanjug.
Ai shtoi se shumë serbë janë të gatshëm të punojnë në këtë sektor, teksa ka marrë shembull rastin e Oliver Ivanoviqit i cili, sipas tij, do të kishte gjykim më të drejtë po te gjykohej nga serbët.
Gjykatës serbë do të ketë edhe në Ranillug, Shtërpc dhe Novobërdë, transmeton koha.net.
Lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, Gjuriq tha se statusi duhet të formohet dhe sipas Marrëveshjes së Brukselit ekipi negociator i Asociacionit do ta udhëheqë zbatimin.