Pellegrini: Toure dhe Jovetic nuk shkojnë në Inter
Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka insistuar se mesfushori Yaya Toure dhe sulmuesi Stevan Jovetic, nuk do të largohen nga klubi në fund të këtij sezoni.
Sport
Mesfushori Yaya Toure dhe sulmuesi Stevan Jovetic janë objektivë të Interit për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka insistuar se asnjëri prej tyre nuk do të largohet nga Etihad.
“Nuk e di prej nga i merrni gjithë këto informata për futbollistët e mi”, deklaroi Pellegrini për mediat britanike.
“Jovetic, sikurse unë, ka kontratë këtu. Flitet shumë edhe për Yayan, nga fillimi i vitit, por ai është i lumtur dhe do të mbetet këtu”, u shpreh strategu kilian.