Kusari-Lila: Në zgjedhjet e ardhshme do të jem kandidate për kryeministre
Kryetarja aktuale e Gjakovës i ka bërë publike ambiciet e saj që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të synoj postin kryeministrit të vendit.
Lajme
Mimoza Kusari-Lila, është e vetmja femër në Kosovë, që deri sot ka arritur të fitojë një post të lartë ekzekutiv përmes votave të drejtpërdrejta të qytetarëve.
Ajo këtë e bëri kur u zgjodh kryetare e Komunës së Gjakovës. Por nuk e ka në plan të ndalet me kaq.
Ajo fillimisht do t’i hyjë një gare brenda Aleancës Kosova e Re, për të marrë drejtimin e saj, e më pas nga aty të synoj postin kryesor ekzekutiv në vend, atë të kryeministrit të vendit.
Kusari – Lila në një intervistë për emisionin “Komiteti” në RTK, e ka konfirmuar synimin e saj për t’u zgjedhur kryetare e Aleancës Kosova e Re. Ajo ka thënë se tani shumë shpejtë janë zgjedhjet në parti, dhe nëse ajo arrin të zgjidhet kryetare, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të jetë e nominuar për kryeministre të vendit.
Por, Kusari – Lila, ka bërë të ditur se nuk është ajo e vetmja që ka synim të marrë kreun e partisë pas vendimit të liderit aktual Behgjet Pacolli që të mos garoj më për të qenë president i AKR-së.
Ajo ka thënë se përveç saj, synime për të marrë drejtimin e AKR-së kanë shprehur edhe disa anëtarë të tjerë. (lajmi.net)