Inter largon Podolskin

Lothar Matthaus është i sigurt se Lukas Podolski nuk do të mbetet në Inter pas përfundimit të këtij sezoni, kur do të skadojë periudha e huazimit nga Arsenal.

Sport

13/03/2015 14:00

Lukas Podolski nuk do tw mbetet nw Inter, pas përfundimit tw këtij sezoni.

Sulmuesi gjerman iu bashkua Nerazzurrëve gjatë afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi deri në fund të edicionit nga Arsenal.

Por, klubi italian nuk do ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij. Për këtë është i bindur ish futbollisti i Interit, ikona gjermane Lothar Matthaus.

“Inter nuk është i kënaqur me të dhe në fund të sezonit, sigurt, do të përgatit sërish valixhet”, deklaroi Matthaus për të përditshmen gjermane “Bild”.