Platini: PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, beson se Paris Saint-Germain mund të befasojë të gjithë duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Sport
Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, beson se Paris Saint-Germain është konkurrent serioz për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Skuadra franceze eliminoi Chelsean duke u kualifikuar në çerekfinale.
Dhe, Platini beson se ata mund të luftojnë për titullin e kampionit.
“Parisienët treguan se janë skuadër që është e gatshmë për ta fituar garën”, deklaroi ai.
“Ata janë të programuar për të fituar tituj”, u shpreh kreu i Federatës Evropiane të Futbollit.
“Nuk befasohem që PSG mposhti Chelsean, edhe me 10 kundër 11. Ata nuk kishin qfarë të humbin”, u shpreh ai.