Ronaldo, kjo statistikë është e turpshme
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ishte futbollisti që vrapoi më së paku gjatë ndeshjes kundër Schalkes në Santiago Bernabeu.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/Capture63.jpg)
Sport
Edhe pse realizoi dy gola, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, përfundoi i fundit në një kategori, gjatë ndeshjes kundër Schalkes në Santiago Bernabeu.
Ylli portugez ishte futbollisti që vrapoi më së paku në ndeshje, me 10.2 kilometra.
Më së shumti vrapoi mesfushori Toni Kroos, 11.8.
Kurse, tek Schalke, që fitoi 4:3 por u eliminua nga gara për faj të humbjes 2:0 në shtëpi, ai që vrapoi më së tepërmi ishte Neustadter me 12.4 kilometra, ndërsa Matip më së paku, 10.2, aq sa Ronaldo.