Besarta Jashari rrëfehet për BBC-në: Dita kur policia serbe masakroi familjen time (Video)
Transmetuesi publik televiziv Britanisë së Madhe (BBC) ka transmetuar një shkrim të përcjellur me video për Adem Jasharin dhe familjen e tij.
Lajme
Në videon e shkrimit me titull “Dita kur policia serbe ma masakroi familjen”, shihet Besarta Jashari duke treguar për tmerrin e masakrës së vitit 1998. Bashkë me video është edhe një shkrim i shkurtë ku tregon për sulmin serb ndaj familjes Jashari.
“Në mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan kompleksin e një figure të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), familjen e Jasharëve. Pas sulmit tre ditorë, Adem Jashari, anëtar themelues i UÇK-së dhe 50 anëtarë të familjes së tij u vranë”, shkruan BBC.
E mbijetuara e vetme është Besarta, e cila atë kohë ishte 10 vjeçe.
Në video shihet duke treguar tmerrin e përjetuar si dëshmitarja e vetme. Besarta flet shqip, kurse përkthimi është në gjuhën angleze.