OSBE: Gratë të përfshihen në çështjet e paqes dhe sigurisë
Gratë, të cilat përbëjnë gjysmën e popullatës, duhet të përfshihen në mënyrë aktive në çfarëdo ndryshimi dhe zgjidhje që krijon dhe ushtron ndikim në shoqëritë e tyre, përfshirë parandalimin e konfliktit dhe zgjidhjen.
Bota
Kështu tha kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Përvoja jonë me zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor ka demonstruar se është e rëndësisë madhore që femrave tu lejohet pjesëmarrje e plotë dhe e barabartë në çështjet e paqes dhe të sigurisë”, thuhet në deklaratën e tij.
Më tutje, Daçiqi ka shtuar se “përfshirja e femrave i shton gjasat për arritjen e paqes së qëndrueshme”.