Numri dy i Ambasadës së SHBA-ve: Korrupsioni i ka prekë të gjitha nivelet e shoqërisë

Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa zhvillim të drejtësisë, çështja e korrupsionit në Kosovë po e pengon zhvillimin ekonomik sepse ajo i ka prek të gjitha nivelet e shoqërisë, kështu është shprehur, Jennifer Bachus, zëvendësambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Lajme

06/03/2015 13:11

Ajo këto deklarata i bëri para komunitetit të donatorëve në Forumin e Nivelit të Lartë të organizuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Bachus po ashtu ka thënë se SHBA-ja ka mbështetur dhe do të mbështesë fuqishëm zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat.

Po ashtu, ajo ka thënë se të gjithë duhet të bashkohen për ta zbatuar programin ambicioz të qeverisë, duke shtuar se sektori i drejtësisë është thelbësorja./Kosovapress/