Ku mbeti Aida Baraku ?
Aida Baraku,emër ky që nuk nevojitet ndonjë prezantim . Është i njohur për opinionin. E njohur si këngëtare, e njohur si autore tekstesh, e njohur edhe si gazetare. Sa e sa biseda janë bërë me të nëpër media si dhe në revistën kosovarja,në çdo takim me të, ishin edhe suksese të reja në karrierën e saj.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/Aida-Baraku.jpg)
ShowBiz
Në kohën kur shkruante nëpër media, llogaritej si një ndër femrat më të guximshme dhe të zgjuara në Kosovë.
Suksesin e saj e ka dëshmuar edhe si kompozitore. Këngët që ajo ka kompozuar së bashku me bashkëshortin e saj, Armend Rexhepagiqi, për Tunën, Jehona Sopin dhe shumë këngëtare të tjera, kanë arritur me dhjetëra herë majat e toplistave shqiptare. Aida ka punuar edhe si drejtuese e programeve argëtuese në Radio Televizionin e Kosovës, të cilat mbahen në mend edhe sot.
Mbahen në mend edhe shumë këngë të saj, të cilat emetohen edhe sot nëpër kanale tona televizive.
S’di pse, si Aida ashtu edhe bashkëshorti i saj Armend Rexhepagiqi, përndryshe këngëtar e kompozitor me shumë merita, vitet e fundit ka qëndruar shumë larg publikut. Në intervistat e rralla është shprehur se është e dëshpëruar se si muzika në Kosovë është zhvilluar. Për këtë ajo edhe ka kritikuar televizionet nacionale. / Kosovarja/ lajmi.net